Kryeministri i Qeverisë, Edi Rama gjatë një takimi me banorët Njësisë Administrative Nr.2 në Tiranë, u shpreh prerë se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të mos zhvillohen më 30 qershor, pasi sipas tij, kush do të zgjidhet, duhet të paraqitet në zgjedhje. Kryeministri Rama i është përgjigjur tërthorazi kryetarit Ilir Meta, i cili tha mëngjesin e sotëm se 30 qershori nuk ekziston si datë zgjedhjesh. Rama u shpreh prerë se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të mos zhvillohen më 30 qershor, pasi sipas tij, kush do të zgjidhet, duhet të paraqitet në zgjedhje. Gjatë takimit të sotëm, në prani të kreut të bashkisë, Veliaj, Rama ka thënë se kjo që po bën opozita është vetëvrasje politike spektakolare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …