Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi se lirimi nga Serbia i 3 policëve të Kosovës, është një lajm i vonuar, po gjithsesi shumë i mirë, sepse i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e rihap rrugën e shtendosjes e të dialogut”. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë shtendosja e shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjat e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama. Ai bëri të ditur se ndodhet në Bruksel, ku do të bisedojë me kryetarin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit, Sharl Mishel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euroatlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit. Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste, saktësoi Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …