Kryeministri Haradinaj thotë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash

Kryeministri Haradinaj: 500 mijë fëmijë në gjithë Kosovën deri në moshën 16 vjeçare, do të marrin shtesa nga 10 euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kjo parti në Kuvendin e Kosovës ka dërguar një projekt-rezolutë e cila parasheh që çdo fëmijë me moshë 0-16 vjeç të marr shtesa çdo muaj. Haradinaj ka shtuar se fillimisht shuma do të jetë 10 euro me mundësi të rritjes në vazhdim. Sipas Haradinaj nga kjo gjë do të përfitojnë 500 mijë fëmijë në gjithë Kosovën. Ai është shprehur optimist për përkrahjen e partive tjera politike për këtë projekt rezolutë. “Si parti politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë i është dedikuar politikave familjare dhe përkrahjes së zhvillimit të tyre. Jam i lumtur që sot, AAK ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Kosovës. Si Kryeministër i vendit, besoj që kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjitha partitë politike. Kjo projekt-rezolutë parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë. Projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes sime për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …