Kryeministri Haradinaj: Adrian Krasniqi, vuri themelin e rrugës për lirinë e Kosovës

Kryeministri Haradinaj: Adrian Krasniqi, vuri themelin e rrugës për lirinë e Kosovës

Adrian Krasniqi, ishte ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili vuri themelin e rrugës për liri. Ndërsa mbi supet e tij, përveç peshës së armëve, mbajti dhe peshën e madhe të historisë dhe lirisë së vendit. Kështu u tha  në Akademinë  përkujtimore që u mbajt në Prishtinë në 20 vjetorin e  rënies së heroit të kombit, i cili është mbajtur  nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj, tha se Adriani ishte nga ata që i vuri themel rrugës për liri. Ndërsa tha se Kosova dhe shqiptarët e kanë obligim, ta vlerësojnë kontributin e  tij dhënë për lirinë e Kosovës.

 

“Shumë prej nesh në këtë sallë,  kemi përvojë të bashkëveprimit me Adrianin, dhe secili nga ne mund të sjellë aspekte që e kanë bërë të veçantë Adrianin. Është mirë t’i themi këto fjalë sot ne këtë 20 vjetor. Ai shihte shumë larg deri në liri. Deri në ditët e sotme.  Ishte nga ata luftëtarë , që përpos rrugës deri në liri, ai kish vizion dhe për më tutje. Ishte i formuar aq shumë jo vetëm për rëndësinë e lirisë, por dhe rëndësinë e lirisë çka ndodh më tutje me popullin e tij…..Ishte po ashtu i gatshëm që përveç organizimit, përhapjes së ideologjisë së lirisë,  ai e kishte kapacitetin që farën e lirisë me mbjell tek plot moshatarë, por jo vetëm të moshës sonë të atëhershme. Të plotë bashkëpunëtor vëllezër dhe motra,  që do ta ndjekshin më vonë rrugën e lirisë dhe rrugën e  tij për me u fliju heroikisht. Jo vetëm të Kosovës por dhe Shqipërisë.  Duke qenë kështu Kosova, shqiptarët, e kanë obligim me vlerësu  dhe respektu drejt kontributin në rrugën tonë deri në liri, të heroit të kombit Adrian Krasniqi, familjen Krasniqi, bashkëluftëtarëve që janë gjallë dhe ta kemi udhërrëfyes në perspektivën tonë si  Kosovë dhe si shqiptar”, tha  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …