Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bashkimin kombëtar Kosovë – Shqipëri, e ka quajtur projekt të së kaluarës. Ai ka thënë se ky projekt është i shekujve, por në etapën në të cilat ndodhen aktualisht Kosova dhe Shqipëria, është me rëndësi që të thellohet bashkëpunimi e të hiqen pengesat, duke specifikuar taksën në Rrugën e Kombit. Në etapën që ndodhemi mendoj se është me rëndësi që Kosova e Shqipëria të thellojnë bashkëpunimin e gjithanshëm, të heqim pengesat burokrative e administrative e të tjera, ose të heqim taksën e rrugës. Do të ishte mirë të veprojmë më konkret dhe të ndihmojmë lidhjen më të fuqishme ekonomike, të gjithanshme, Kosovë – Shqipëri”, ka thënë ai pas mbledhjes së Qeverisë, duke komentuar deklarimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi për bashkimin kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …