Kanë vazhduar mospajtimet por edhe përplasjet e ashpra ndërmjet liderëve të koalicionit qeveritar. Pas kritikave të kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, në adresën të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj e ka akuzuar Veselin për “servilizëm”, ndërsa e ka cilësuar “të turpshëm” krahasimin që Veseli ua ka bërë qëndrimeve të Haradinajt ndaj Serbisë dhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Është e turpshme një udhëheqës i Kosovës me bër një aso asimetrie, një krahasim të qasjes së cilitdo tonit në Kosovë dhe me thanë që ‘sillesh si me Serbinë, si me Amerikën’”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …