Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri Haradinaj: Deklaratat e Lutfi Hazirit për Ushtrinë e Kosovës, të turpshme dhe ofenduese

Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur deklaratës së nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri rreth krijimit të ushtrisë. Ai e ka quajtur turp deklaratën e Hazirit,  ku kishte thënë para pak ditësh se me 14 dhjetor nuk do të votohet për ushtri të vërtetë. “Mendimi i njërit nga anëtarët e NATO-s nuk është vendim i NATO-s, neve nuk na pengon puna me NATO-n. Pra nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga tjerët nuk ndryshon asgjë. Qëndrimi i ShBA është për me shume stabilitet në rajon dhe kjo ka qenë në vazhdimësi, këtë e ka shpreh edhe ambasadori Kosnett dhe është në linjë me deklaratat e departamentit të shtetit në Beograd që kanë thënë që ju s’keni veto për ushtri, dhe s’ka asnjë dilemë që ushtria votohet me 14 dhjetor. I kam dëgjuar disa deklarata, në mesin e tyre edhe Lutfi Haziri që kjo është me pak se ushtri dhe kjo është për turp, pra kur njeri i vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet. Ushtria e Kosovës nuk ka asgjë më pak se ushtritë tjera të botës”, ka thënë Haradinaj, gjatë vizitës që sot i ka bërë KEK-ut në Kastriot.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …