Kryeministri Haradinaj dekoron dëshmorin e kombit, Maxhun Çekajn me medaljen "Gjergj Kastrioti – Skënderbeu"

Kryeministri Haradinaj dekoron dëshmorin e kombit, Maxhun Çekajn me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në programin e organizuar për nderë të ditës së shkollës në Irzniq të Deçanit, e cila mban emrin e dëshmorit Maxhun Çekaj. Me këtë rast, Haradinaj ka dekoruar Çekajn me medaljen e kryeheroit “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”. Ai ka thënë se profesori Çekaj ishte një njeri me vlera të jashtëzakonshme njerëzore dhe një edukator i pashembullt. “Sot është një nder i madh që jemi bashkë këtu në këtë shkollë që mbanë një emër shumë të respektuar dhe origjinal”. “Nuk ka këndvështrim të caktuar që mund ta gjejë ndonjë defekt te emri që mbanë shkolla juaj. Ai ishte një njeri me vlera të jashtëzakonshme njerëzore. Ishte një edukator i pashembullt. Ai i kthye në prind për luftëtarët e rinj”, ka thënë Haradinaj. Ai tha se emri i Maxhun Çekaj nderon çdo shqiptar. “I edukoi, i aftësoi dhe në fund nuk i la vetëm. Është diçka e jashtëzakonshme me pa një burrë me gjithë atë përvojë jetësore duke i aftësuar njerëzit e vet dhe në fund duke qëndruar me ta. Ky është rast unik dhe i mrekullueshëm”. “Emri i tij nderon çdo hero shqiptar. Është shumë i qetë heroi Avni Rrustemi që kjo shkollë mban emrin e Maxhun Çekajt sepse ky emër është i merituar”, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …