Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të vizitojnë sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Përndryshe, ministri Ismaili ka paralajmëruar se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës. Ismaili ka thënë se për ndërtimin e këtij spitali tashmë është ndarë edhe një shumë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë. Kurse, sa i përket sigurimeve shëndetësore, është theksuar se nuk bëhet para fundit të vitit 2018, ndërsa, gjatë gjithë 2018, fokusi do të jetë furnizimi me barna dhe rregullimi i shërbimeve shëndetësore.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …