Kryeministri Haradinaj: Diaspora jonë në Gjermani ka luajtur nëpër të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi ynë

Kryeministri Haradinaj: Diaspora jonë në Gjermani ka luajtur nëpër të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi ynë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me bashkatdhetarët tanë në Berlin, ku po qëndron për të marrë pjesë në Takimin e lartë të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka vlerësuar angazhimin dhe rolin e madh që diaspora jonë në Gjermani ka luajtur nëpër të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi ynë. Kryeministri ka theksuar se Gjermania ka ofruar trajtim dhe mikpritje për njerëzit tanë në kohërat më të vështira sociale, ekonomike dhe të sigurisë. Kryeministri Haradinaj ka shprehur bindjen dhe angazhimin e institucioneve që këtë gjest miqësor të këtij vendi mik ta vlerësojmë dhe respektojmë gjithnjë. Po ashtu Haradinaj ka theksuar se diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë e ekonomisë tonë dhe tani, model i suksesit dhe të arriturave.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …