leoni

Kryeministri Haradinaj: Duhet të bëhet nivelizimi i pagave sipas kategorive në Policinë e Kosovës

Kryeministri Haradinaj: Duhet të bëhet nivelizimi i pagave sipas kategorive në Policinë e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tashollin me bashkëpunëtorët, të cilëve iu ka premtuar se do të bëhet e pamundura për nivelizimin e pagave sipas kategorive, duke marrë për bazë Ligjin për FSK-në, por gjithashtu do të angazhohet për lehtësira për strehim e banim, për fjetoret për ata që presin të marrin detyrën me ndërrime, në stacionet e mëdha të policisë kosovare. Sipas një komunikate të Qeverisë, kryeministri u interesua për kushtet e punës së policëve, si një nga shtyllat e sigurisë së qytetarëve, duke u premtuar sindikalistëve të policisë kosovare se do të punojë ngushtë me ta për përmirësimin jo vetëm të kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies së policëve, por edhe për të avancuar dhe plotësuar legjislacionin për Policinë e Kosovës.

“Në këtë takim, anëtarët e Sindikatës së Policisë e njoftuan kryeministrin Haradinaj me sfidat që e presin PK, njëherësh ata shtruan edhe kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore si dhe Ligjin për Pensionimin e zyrtarëve policor të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Haradinaj nga ana e tij shfaqi interesim për avancimin e kushteve të punës dhe atyre jetësore të policëve, duke u zotuar se do të ndërmarrë tërë atë që është në kompetencat e tij dhe të Qeverisë që udhëheq edhe për sa i përket nivelizimit të pagave sipas kategorive, duke marrë për bazë Ligjin për FSK-në, si dhe rreth lehtësirave për strehim e banim, për fjetoret për ata që presin të marrin detyrën me ndërrime, në stacionet e mëdha të policisë kosovare etj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …