Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim pune Rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema dhe Kryesuesin e Konferencës së Rektorëve, Ramë Vataj, me të cilët ka biseduar rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës dhe arsimit të lartë në përgjithësi. Haradinaj, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme në arsim, duke vlerësuar se ngritja e cilësisë në arsim është e një rëndësisë të veçantë për vendin, marrë parasysh zhvillimet e hovshme globale. “Po punojmë me përkushtim si Qeveri e Kosovës që t’i ofrojmë mbështetjen e duhur institucioneve arsimore në Kosovë, në të njëjtën kohë i gëzohemi ngritjes së cilësisë dhe sukseseve të studentëve tanë të cilët janë konkurrent në tregun evropian dhe botëror”, tha kryeministri Haradinaj. Ndërkaq, rektorët Dema dhe Vataj e njoftuan kryeministrin Haradinaj me sfidat me të cilat përballet arsimi i lartë në vend, duke vlerësuar angazhimin e tij në ofrimin e mbështetjes për arsimin në përgjithësi dhe arsimin e lartë në veçanti.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …