Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka mbetur pa ministër që kur është larguar nga kjo pozitë Besim Beqaj. Për propozimin e ministrit të ri ka folur të enjten kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është në pritje të partnerit të koalicionit të PDK-së që ta propozojë emrin e ri se kush do ta zëvendësojë Besim Beqajn. “Propozimi pritet të vijë nga Partia Demokratike e Kosovës. Kurdo që ata kanë një propozim unë do ta shqyrtoj. Deri më tani nuk ka ndonjë propozim. Unë kam interes për t’i emëruar ministrat edhe për shkak të kuorumit. Sa më shpejt që ndodh do të ishte një gjë e mirë”, ka thënë Haradinaj në konferencën e së enjtes pas mbledhjes së Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …