leoni

Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj është uruar nga kryeministri i Belgjikës, Charles Michel

Zyra e kryeministrisë njofton se kryeministri, Ramush Hardinaj është uruar për postin e ri nga kryeministri i Belgjikës, Charles Michel. Në letrën që e ka publikuar Zyra e Kryeministrisë thuhet:

I nderuar zotëri Kryeministër, i nderuar koleg,

Kam nderin të ju përgëzoj për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në emër të Qeverisë së Belgjikës, ju dëshiroj sukseset më të mira, veçanërisht në konsolidim të institucioneve, të sundimit të ligjit dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës, poashtu në fuqizimin e stabilitetit të shtetit tuaj, si dhe në thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Belgjika, po ashtu, shpreson që Kosova do të vazhdojë të shënojë progres në thellimin e marrëdhënieve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …