Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, në takim me strukturat e AAK-së në Prishtinë, u është përgjigjur zërave kur patën deklaruar se aiështë për sporte të rënda. “Kanë thënë ky është i sporteve të rënda. Po jam, sepse më në fund kemi ushtri. Me kanë thënë zotni është kryer puna e ndarjes së Kosovës, është shkruar kontrata, dhe ata që më kanë thënë nuk kanë qenë të vëgjel. Kanë ardhur këtu në Prishtinë dhe kanë thënë mos i del përpara, pra të rajonit dhe të botës. Thoshin duhet me dhanë diçka, çka ju duhen do kodra atje në veri, se nuk e keni në kontroll. Tash po thojnë nuk ndahet Kosova. Shyqyr. Nëse dikujt i duket sport i vogël për ta ndalë një proces të ndarjes pas shumë energjive të brendshme dhe të jashtme, nuk ka qenë sport i vogël. Historia ka për të treguar se ka qenë punë e madhe mos me lejimi i ndarjes se Kosovës”, ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar se edhe taksa ka ndihmuar në ndaljen e projektit të ndarjes së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …