Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi duke kujtuar Ilir Konushevcin, ka thënë se para 21 viteve Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi njërin nga kuadrot më të shquara, Ilir Konushevcin. “Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai. Akademia përkujtimore në nder të 21 vjetorit të rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt filloi me një minutë heshtje. Kjo Akademi është organizuar nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj. i cili tha se e vlerësoi lartë figurën e heroit Ilir Konushevci. Kryeministri ka thënë se Ilir Konushevci ra dëshmor derisa po kalonte kufirin për të sjellë armatim përtej kufirit. Ai ka vlerësuar po ashtu lartë edhe figurën e Hazir Malajt. Haradinaj ka deklaruar se secili brez i ka heronjtë e vet, por brezi i UÇK-së i ka pasë heronjtë e pazëvendësueshëm siç ishin Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj. Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar gjeneral Ilir Konushevcin, duke thënë se vitet kalojnë, por kujtimin për dëshmorët e kombit koha nuk mund ta zbehë. “I tillë është dhe do të mbetet gjithmonë kujtimi dhe nderimi për heroin e lirisë, Ilir Konushevcin”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …