Haradinaj: Të gjithë ata që thonë se ne kemi falë Çakorr e Kullë janë rrenca dhe kanë venë pyka në historinë e kombit

Kryeministri Haradinaj: Jemi këtu sot për të kujtuar mbi 440 mijë qytetarë të pafajshëm që ishin në kampin e Bllacës

Me rastin e 20 vjetorit të gjenocidit serb në Bllacë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sot po e vëmë gurthemelin e një shtëpie që do të kujtoj vajtjet e shqiptareve dhe gjenocidin serbë në Bllacë. ” Sot po e bëjmë gur themelin e një shtëpie të jashtëzakonshme që do të jetë shtëpi e kujtesës kolektive ku do të mund ta dinin sa e shenjtë është liria dhe sa shumë ka pas sakrifica. Kjo shtëpi do të flet kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut, jemi këtu për të kujtuar mbi 440 mijë qytetarë të pafajshëm që ishin në kampin e Bllacës. Faleminderit të gjithë atyre që kanë dhënë bukë e ujë për këtë popull, edhe sot kur po e vendosim një shenjë në këtë dhe ku ka pasur gjak e lotë dhe ku ka pasur trena të vdekjes ne mësojmë se duhet të jemi më të fortë. Sot kujtesa jonë duhet ta zgjojë çdo njeri e në veçanti serbëve që mund t’i trazojnë më plagët e shqiptarëve. Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që sakrifikuan”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …