Kryeministri Haradinaj, ka bërë me dije se i ka ndarë medaljen ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’ heroit Bylbyl Breçani

Kryeministri Haradinaj, ka bërë me dije se i ka ndarë medaljen ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’ heroit Bylbyl Breçani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se i ka ndarë medaljen ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’ heroit Bylbyl Breçani. Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë në nderim të sakrificës për liri në 20-vjetorin e rënies së Breçanit. “Shqiptarët kanë luftuar për të drejtën e tyre si një trup unik në të gjitha etapat e historisë sonë. Në nderim të sakrificës për liri në 20-vjetorin e rënies kam ndarë medaljen ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’, për Heroin e Kosovës, Bylbyl Breçani, nga Tropoja, post mortem. Përjetësisht mirënjohës për kontributin e pashembullt të Malësisë së Gjakovës, në luftën tonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …