leoni

Kryeministri, Haradinaj, ka folur për ikjen e të papunëve nga Kosova, por nuk ka folur për mirëqenien e qeveritarëve

Kryeministri, Haradinaj, ka folur për ikjen e të papunëve nga Kosova, por nuk ka folur për mirëqenien e qeveritarëve

Kryeministri, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për ikjen e të rinjve nga Kosova. Ai ka thënë se është e arsyeshme që qytetarët që nuk kanë një vend të punës në Kosovë, të kërkojnë në vendet e tjera, si në Gjermani apo në Zvicër, ajo është zgjedhje e tyre, dhe është krejt e arsyeshme që veprojnë ashtu. Detyra jonë është që të bëjmë më shumë vende pune. Masa më e mirë është insistimi në zbatimit të politikave, për zhvillimin ekonomik” ka thënë Haradinaj, por nuk ka folur sa qindra milionë euro të buxhetit të Kosovës shpenzohen për rritje 100 për qind të pagave të zyrtarëve për shpenzime të qeveritarëve, të cilat po të investoheshin në realizimin e projekteve ekonomike do të hapeshim dhjetëra mijëra vende të punës. Për veprime të tilla ka reaguar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë duke tërhequr vërejtjen për rritjen qind për qind të pagave dhe anashkalimin e investime në vende të reja pune.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …