Pas vendimit për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti sqarime për rritjen e tarifave për automjete. Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka shkruar në adresën e tij elektronike se pas vendimit për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26 për qind dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, i është drejtuar guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim.
