Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka nderuar me medaljen “Skënderbeu” mikun e dëshmuar të popullit tonë, humanistin, Uiliam Uoker. Kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Uiliam Uoker dhe popullin amerikan. Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë. Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare. E nderova me medaljen Skënderbeu, në ditën e kalimit në amshim të krye heroit Gjergj Kastrioti, ka shkruar në mes tjerash, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …