Haradinaj: Nuk ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në atdhe

Kryeministri, Haradinaj, ka përkujtuar gjeneralmajor, Skënder Çekun me rastin e 20-vjetorit të rënies së tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar gjeneralmajor, Skënder Çekun me rastin e 20-vjetorit të rënies së tij. Ai ka thënë se gjeneral Çeku është bërë gurë-themel i shtetit të Kosovës. “Me pietet të lartë kujtojmë sot 20 vjetorin e rënies heroike të gjeneralmajor Skënder Çekut. Beteja e Loxhës shënon një nga ngjarjet kulmore të historisë sonë të re. Gjeneral Çeku ishte një nga luftëtarët më të shquar në rrugën tonë për liri dhe flijimi i tij e luftëtarëve tjerë u bënë gurthemel i shtetit të Kosovës. Porosia e tyre, frymëzim i përjetshëm për brezat!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …