Lidhur me letrën që i kanë dërguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Mogherini, Malstrom dhe Hahn, ai thotë se kjo letër kërkon që ekipi të jetë mbështetës i kryetarit Thaçi në bisedime, por ajo nuk është obligative për ne, për mënyrën se si i kryejmë punët në Kosovë, duke saktësuar se rolin kushtetues të kryetarit nuk mund ta mohojë askush. Tani kemi një situatë të re, dihet se në të kaluarën dialogu politik është udhëhequr nga presidenti dhe kemi pasur dialogun teknik. Tani Parlamenti e ka votuar delegacionin. Pozicioni i Qeverisë është t’i mbështesë institucionet në dialog – presidentin, Kuvendin, këtë rast delegacionin. Presidenti është institucion kushtetues, sikurse edhe delegacioni të cilin e ka votuar Kuvendi që është legjitim ka thënë Haradinaj, duke pranuar rolin udhëheqës të kryetarit, Hashim Thaçi në bisedime me Serbinë.
