Kryeministri Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Kryeministri Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar qeverinë e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, veçmas tani në rrugën e integrimit evropian, investimet direkte në vend dhe mbështetjen në fushën e arsimit. Haradinaj e ka informuar ambasadorin hungarez për angazhimin e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane dhe zhvillimin ekonomik, duke kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe këmbimet tregtare. Ndërkohë ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, ka vlerësuar përkushtimin e kryeministrit Haradinaj dhe të Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit dhe avancimin e Agjendës së Reformave Evropiane, duke premtuar mbështetjen e Hungarisë në këto procese të rëndësishme për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …