Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësues të Caritas-it evropian, të kryesuar nga Don Viktor Sopi. Ai ka thënë se Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të Caritas me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikantë e punëtorëve tjerë shëndetësor. “Roli i Caritas Kosova në komponentën sociale në shërbim të komunitetit është i jashtëzakonshëm, veçmas në aspektin e kujdesit shëndetësor. Prita sot përfaqësuesit e kësaj organizate humanitare, si pjesë e Caritas-it europian, prirë nga Don Viktor Sopi, me të cilët u pajtuam që projektet e tyre forcojnë shërbimet e komunave. Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të Caritas me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikantë e punëtorëve tjerë shëndetësor”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …