Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell. Ai ka shkruar se është biseduar për marrëdhëniet bilaterale me Kosovës dhe Britanisë së Madhe. “Takim i rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve. Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe e falënderova për rolin konstruktiv të Ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike”, ka shkruar ai.
