Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në një takim disa nga përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës

Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në një takim disa nga përfaqësuesit shqiptarë të komunave veriore të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim disa nga përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës. Ai ka thënë se në këtë takim është njoftuar për bashkëjetesën mes komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës. Po ashtu, kryeministri ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar që të jetë sa më afër banorëve të veriut. “Kam pritur disa nga përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës. Në takim u njoftova për bashkëjetesën mes komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës, gjendjen aktuale dhe nevojën e mbështetjes institucionale për mirëqenien e qytetarëve në këto komuna. Bashkëbiseduesit i sigurova se Qeveria është e përkushtuar që të jetë sa më afër banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …