Kryeministri, Ramush Haradinaj ka përkrahur nismën e koalicionit boshnjak “Vakat” që në Prishtinë të hapet zyra e bashkëpunimit dhe lidhjes mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës. Deputetja, Duda Balje ka bërë të ditur se kjo zyrë do të shërbente për qytetarët e të dyja vendeve, në mënyrë që të paraqesin nevojat dhe problemet, siç është liria e lëvizjes. Ajo ka shtuar më tutje se kjo zyrë nuk është menduar të funksionojë në bazë të sistemit të ambasadës, por si zyre komunikimi dhe një zyrë e tillë mund të hapet edhe në Sarajevë, nëse Bosnja, ka interes për diçka të tillë. Kryeministri,Ramush Haradinaj ka shfaqur mbështetjen e tij, në funksion të shikimit të të gjitha mundësive, që kjo kërkesë e komunitetit boshnjakë në Kosovë të gjejë zbatim.