leoni

Serwer

Kryeministri Haradinaj  ka takuar ekspertin amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer

Kryeministri, Ramush Haradinaj është takuar me ekspertin e shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Daniel Serwer. Kryeministri, Ramush Haradinaj ka njoftuar se temë qendrore e bisedës në mes tyre ka qenë rrugëtimi euro atlantik i Kosovës. “Kënaqësi ta takoj analistin për çështjet e Evropës Juglindore dhe të Kosovës në veçanti, Daniel Serwer. Me ekspertin amerikan të politikave të Ballkanit, bashkëbiseduam për proceset që po i kalon Kosova në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe për politikat e BE-së për zgjerim. Këshillat e miqve amerikanë janë të vlefshme për politikën tone”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …