Kryeministri Haradinaj ka uruar veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri Haradinaj ka uruar veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka uruar veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me rastin e Ditës së Veteranit. Sot, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ju uroj Ditën e Veteranit, ditën tonë të përbashkët, ku përkujtojmë luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave.  Kujtojmë shokët e rënë, lavdinë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore. Ato janë ditët e lavdisë, që i kujtojmë gjithmonë, e në atë frymë, po ndërtojmë edhe paqen. Tani, kur jemi në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë, duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull, që të kontribuojmë në qytetarinë aktive për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë. Qeveria e Kosovës, do të jetë gjithherë në shërbimin tuaj,  thuhet në mes tjerash në urimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …