Kryeministri Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, i cili është pritur nga kryetari Ardian Gjini

Kryeministri Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, i cili është pritur nga kryetari Ardian Gjini

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, i cili është pritur nga kryetari i kësaj komune Ardian Gjini, me të cilin diskutuan për shumë çështje, si arsimi, sporti, shëndetësia, biznesi. Kreu i ekzekutivit tha se komuna e Gjakovës ka perspektivë, pasi kryetari i saj Ardian Gjini është njeri serioz dhe i vetëdijshëm për përgjegjësitë që ka. Në këtë takim u bisedua edhe për procesin zhvillimor të Komunës dhe reformat ekonomike në nivel të vendit. Nga ana e tij, kryetari Gjini e informoi kryeministrin Haradinaj për planet dhe nevojat e Komunës së Gjakovës. Kryetari i Gjakovës e vlerësoi lart vizitën e parë të kryeministrit në Gjakovë në funksionin e tij institucional. Kjo ishte vizita e parë nga ana e kryeministrit në komunën e Gjakovës

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …