Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë “duhet të hapet për qarkullim përgjithmonë dhe jo vetëm për një ditë”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ai i ka bërë thirrje kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri që të përmbahet me deklaratat e tij, pasi ky i fundit kishte deklaruar se shumë shpejt kjo urë do të hapet për qarkullim dhe se aty në ditën inauguruese do të performojë edhe një këngëtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, gjatë një konference për media, Haradinaj tha se ura duhet të hapet në të dyja anët dhe se nuk duhet të ndodhë situata “kur në jug ka ndonjë koncert e festohet”, kurse “në veri vendosen barrikada”. Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë ka vite që mbahet e mbyllur dhe si e tillë është parë edhe si simbol që po ndan në dysh qytetin e Mitrovicës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …