Kryeministri Haradinaj: Kosova e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me Sllovakinë

Kryeministri Haradinaj: Kosova e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me Sllovakinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary. Siç njofton Zyra e kryeministrit, gjatë takimit, kryeministri Haradinaj theksoi se institucionet e Kosovës janë të interesuara që të vazhdojnë bashkëpunimin me Sllovakinë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Kryeministri Haradinaj e njoftoi Batary për proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë, për programin qeverisës, procesin e integrimeve evropiane, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë në avancimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit. Kurse, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, e uroi kryeministrin Haradinaj për detyrën, duke thënë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën dhe do të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …