Kryeministri Haradinaj: Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë për shtetin

Kryeministri Haradinaj: Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë për shtetin

Kryeministri Ramush Haradinaj, në interpelancën e thirrur nga Vetëvendosje lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ka paraqitur një planë të organeve kompetente për hapat që do të ndërmerren nga institucionet përkatëse. Ai ka thënë se ky raport u është prezantuar edhe zyrtarëve ndërkombëtarë që kanë qenë për vlerësim të kushteve për liberalizim të vizave. “Ju sigurojë se ky dokument nuk është bërë për të mashtruar BE-në e as qytetarët, por paraqet gjendjen reale”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë, ai e ka pranuar se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë për Kosovën, dhe ka thënë se gjendja aktuale nuk është mirë. Por, Haradinaj ka thënë se ka ndryshim pozitiv në krahasim me qeveritë e kaluara. Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes në fjalën e saj si inicuese e kësaj interpelance ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk e ka guximin e as vullnetin për ta luftuar korrupsionin. Ajo ka përmendur gjendjen në PTK, kontratën me Z-mobile, dhe aktakuzat  ndaj disa ministrave.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …