Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe e Ngarkuara me Punë Colleen Hyland do të hapin edicionin e dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës. Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it dhe Shoqata e Marketingut të Veshmbathjeve e Kosovës kanë hyrë në partneritet për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë. Konventa vjetore ofron një platformë të rrjetëzimit për prodhuesit kosovarë të veshmbathjeve, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë dhe të gjithë akterët relevantë në kuadër të industrisë së veshmbathjeve. Ky edicion i dytë përfshinë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga ana e 23 ndërmarrjeve vendore, një pistë të modës me kreacione të punuara në Kosovë si dhe një ekspozitë të dizajneve të finalistëve të konkursit në të cilin studentët e katër kolegjeve të modës garojnë në mes veti për shpërblime.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …