Kryeministri Haradinaj, ministri Berisha, komandanti Rama zbuluan pllakën me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”

Kryeministri Haradinaj, ministri Berisha, komandanti Rama zbuluan pllakën me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”

Me një ceremoni të organizuar sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot solemnisht zbuluan pllakën me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes. Në ceremoninë e zbulimit të kësaj pllake, përveç kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ishin të pranishëm edhe zëvendësministri Agim  Çeku, zëvendësministri Burim Ramadani, sekretari i përgjegjshëm Shkëlzen Sylaj, gjenerali Gëzim Hazrolli, gjenerali Zymer Halimi, si dhe stafit i lartë i Ministrisë dhe FSK-së. Me këtë rast, ministri Berisha, para mediave tha se„ sot është një ditë e veçantë për Ministrinë tonë, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që nga sot do të  ndryshojë emërtimi i Ministrisë në Ministri të Mbrojtjes”.

Më pas ministri Berisha falënderoi të gjithë ata që kontribuuan që Ministria Forcës së Sigurisë  të shndërrohet në Ministri të Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

‘’Zyrtarisht nga sot është dita e parë kur fillon procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së  Kosovës në ushtri të Kosovës. Dua t’i falënderoj të gjithë partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe përfaqësuesit e saj që gjenden sot këtu, në veçanti falënderoj kryeministrin, i cili në vazhdimësi, në të gjitha etapat e ka përkrahur  formimin e ushtrisë dhe do vazhdojë ta përkrahë edhe në procesin e tranzicionit’’, tha ministri Berisha dhe shtoi se  i terë procesi do jetë gradual, transparent dhe është paraparë një plan dhjetëvjeçar i arritjes së kapaciteteve të mbrojtës.

 Në mandatin e ri, siç e kem cekur edhe më herët, Forca e Sigurisë së Kosovës do jetë forcë shumetnike, profesionale e përfaqësuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në interes të të gjithë qytetarëve të saj, por edhe në interes të ndërtimit të paqes në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Pas zbulimit të pllakës, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rrahman Rama dhe me përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët i ka uruar për këtë fazë të re të funksionimit, duke vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë  forcë shumetnike dhe profesionale, e gatshme për të kontribuuar në forcimin e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …