Kryeministri Haradinaj mori pjesë në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci e Hazir Mala

Kryeministri Haradinaj mori pjesë në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci e Hazir Mala

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të mbajtur sot në Tiranë, me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit: Ilir Konushevci dhe Hazir Mala. Ai ka thënë se Konushevci ishte një djalë i zoti dhe që vizionin për liri e kishte të thellë dhe josipërfaqësor. Ai ishte një djalë shqiptar, i urtë, i zoti, që vizionin për liri nuk e kishte kopje të askujt. Iliri ka arritur që deri në ditën e rënies së vet që ne mos të dështojmë në terren. Ai ishte i lidhur me zgjerimin e luftës në zonën e Dukagjinit”, ka theksuar Haradinaj. Ndërsa duke folur për Hazir Malën, Haradinaj ka thënë se ai vinte nga një familje intelektuale. Inkuadrimi i tij në luftën e UÇK-së nuk ishte rastësi. Familja e Hazir Malës ishte një bazë e fuqishme dhe e respektueshme për UÇK-në, ka thënë Haradinaj. Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …