Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Hungarisë në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës së Republikës së Hungarisë. Ai ka shkruar se një pritje të organizuar nga ambasada e Hungarisë në Kosovë, u shënua 23 tetori, Dita e Republikës së Hungarisë, që përkujton dy ngjarje të rëndësishme në historinë hungareze, Revolucionin e Hungarisë së vitit 1956, një revoltë popullore dhe e guximshme kundër qeverisë komuniste të Republikës Popullore të Hungarisë për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre dhe shpalljen zyrtare të Republikës së Tretë në vitin 1989.Popullit hungarez i uroj progres, prosperitet dhe çdo sukses në Ditën e Republikës së Hungarisë, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …