leoni

Kryeministri Haradinaj: Nuk do të bëjmë kompromis për asgjë në dëm të interesit nacional

Kryeministri Haradinaj: Nuk do të bëjmë kompromis për asgjë në dëm të interesit nacional

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka siguruar qytetarët se nuk do të bëhet asnjë kompromis në dëm të interesit nacional. Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, Haradinaj ka thënë se ekziston kujdesi që mos të kalohet nëpër rrugë të dhimbshme për të arritur deri te liberalizimi i vizave. “Ajo që mundem me ju siguruar dhe që jemi shumë serioz që me arrit te lëvizja e lirë e qytetarëve të vendit. Pra, të gjitha veprimet që kemi ndërmarrë deri sot e kanë parasysh këtë, por jo në kompromis ose në dëm të temave të interesit nacional. Pra, jemi të kujdesshëm që mos të kalojmë nëpër rrugë të dhimbshme deri te liberalizimi i vizave, por nëpër rrugë që na bëjnë nder gjithë jetën”, theksoi Haradinaj sot në Mitrovicë gjatë një vizite që i ka bërë Akademisë Kosovare për Lidership.

Haradinaj me këtë rast është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me atë çka ka parë në këtë akademi, duke thënë se ky është një projekt i vlefshëm për Kosovën të cilin duhet shpërndarë në mbarë vendin. “E para më lejoni me shpreh një ndjenjë kënaqësie që jam sot në Mitrovicë në Akademinë e Lidershipit. Vërtet, ky është një projekt i vlefshëm për Kosovën dhe kam dëshirë që këtë projekt ta shpërndajmë në gjithë vendin, prandaj edhe kam ardhur këtu. Imagjinoni ka fëmijë, të cilët janë në klasën e pestë ose të gjashtë dhe flasin anglishten prefekt, e shkruajnë, kanë dituri të kurrikulumit të Kosovës, por edhe të kurrikulumeve të avancuara të Amerikës. Ata dalin sot si liderë në çdo aspekt të jetës dhe ky është një shembull i mirë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …