Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për masat shtesë ndaj Serbisë, Edhe pse ishte menduar se sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj do të vendoste masa shtesë ndaj Serbisë, një gjë e tillë nuk ndodhi. Haradinaj, për masat shtesë ndaj Serbisë pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se, Qeveria ka identifikuar të gjitha veprimet potenciale që do t’i ndërmarrë dhe të njëjtat i ka të gatshme. “Do të shkojmë në këto masa nëse Serbia vepron njëjtë si në të kaluarën. Ne i kemi të identifikuara këto masa për vendim”, ka thënë ai. Ndryshe si masa shtesë nëpër media janë përmendur vendosja e reciprocitetit të plotë me Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …