Kryeministri Haradinaj pranon urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e festave të fundvitit

Kryeministri Haradinaj pranon urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e festave të fundvitit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e festave të fundvitit. Haradinaj ka bërë me dije se ka pranuar urime nga kancelarja austriake, kryeministri i Japonisë, kryeministrja e Zelandës së Re dhe nga kryeministri i Sllovenisë. “Nder i veçantë pranimi i shumë urimeve me rastin e festës së Vitit të Ri 2020 nga Kancelarja Austriake në detyrë Brigitte Bierlein, Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe Kryeministri Slloven, Marjan Sarec. Si vazhdimësi e marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme më këto shtete, Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj të shtetbërjes ka punuar fuqishëm që të ketë afër vende që i besojnë realitetit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …