Kryeministri Haradinaj priti në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

Kryeministri Haradinaj priti në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

Zyra e kryeministrisë njofton se kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari me bashkëpunëtorët. Në takim, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet  institucionit të Avokatit të Popullit dhe Qeverisë, me qëllim të avancimit të të drejtave të njeriut në vend. Me këtë rast, Avokati i Popullit e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me çështjet të cilat i trajton ky institucion, të drejtat e njeriut përballë shtetit dhe institucioneve, siç janë rasti i faturimit të energjisë elektrike duke i detyruar qytetarët në mënyrë të paligjshme të paguajnë për rrymën që nuk e shpenzojnë vetë. Avokati i Popullit njoftoi kryeministrin Haradinaj edhe me procesimin rreth Fondit të Pensioneve të Kosovës të bartur në Serbi, që paraqet shkelje të të drejtave dhe dinjitetit të pensionistëve si lëndë e Gjykatës së Strasburgut si dhe rishqyrtimin e një vendimi të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që i detyron të moshuarit edhe kur janë në pamundësi fizike të dëshmojnë në çdo gjashtë muaj se janë gjallë, gjë që sipas Jasharit cenon dinjitetin e njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …