Kryeministri, Haradinaj, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Negociata dhe Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, me të cilin bisedoi për Agjendën e Reformave Evropiane, me theks të veçantë për Programin për Reforma Ekonomike. Ai ka zhvilluar një takim të veçantë në të cilin kanë biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në Agjendën e Reformave Evropiane dhe mbështetjen e këtij procesi nga Brukseli. Pas takimit, Haradinaj dhe Danielsson morën pjesë bashkërisht në një takim për lansimin zyrtar të Programit për Reforma Ekonomike, ku të pranishëm ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …