Kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim drejtuesit e Sindikatës së bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Në bashkëbisedë me kryeministrin Haradinaj përfaqësuesit e SBAShK-ut janë ndalur veçmas te çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta. Kryeministri, Ramush Haradinaj është shprehur se çmon lartë angazhimet e punëtorëve e të arsimit në të kaluarën dhe tani në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave si dhe ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar lidhur me të gjitha çështjet që lidhen me sektorin e arsimit dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për ato, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …