Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti të martën në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, kryesuar nga drejtori, gjeneral Ralf Hoffmann. Ai ka falënderuar gjeneralin Hoffmann dhe ekipin e tij në Kosovë për përkrahjen e madhe dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, duke i kontribuar kështu edhe sigurisë rajonale. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë një forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar në funksion të sigurisë të të gjithë qytetarëve të vendit. Gjeneral Ralf Hoffmann, ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, me theks të veçantë për iniciativat dhe projektet mbështetëse për FSK-në përgjatë vitit 2018.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …