leoni

Kryeministri Haradinaj, priti në takim zyrtarin kryesor operues të MCC-së, Jonathan Nash

Kryeministri Haradinaj, priti në takim zyrtarin kryesor operues të MCC-së, Jonathan Nash

Kryeministri Haradinaj, priti në takim zyrtarin kryesor operues të MCC-së, Jonathan Nash, me të cilin bisedoi rreth lansimit të sotëm të Fondacionit të Mijëvjeçarit, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me implementimin e tij. Haradinaj me këtë rast falënderoi Jonathan Nash dhe SHBA-në për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës, duke thënë se Qeveria e Kosovës do të punojë fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, përshpejtimin e projektit të Termocentralit “Kosova e Re”, dhe aspekte tjera me rëndësi për vendin. “Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që populli amerikan dhe SHBA-ja kanë dhënë për Kosovën”, tha kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …