Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti në takim drejtoreshën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Valbona Qitaku, drejtoreshën e Strehimores “Liria” në Gjilan, Nazife Jonuzi, dhe Teuta Abrashin, përfaqësuese e Organizatës për luftën lundër trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë takimit të zhvilluar, drejtueset e këtyre qendrave e njoftuan kryeministrin me veprimtarinë e tyre në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të viktimave të dhunës dhe me vështirësitë me të cilat përballen qendrat e strehimit. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, shprehu mirënjohje për punën që ato bëjnë, duke theksuar se duhet rritur përkujdesja institucionale për të gjitha strehimoret në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …