Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Tiranë, për ta përcjellë nga afër koncertin e Rita Orës në sheshin “Skenderbej”. I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Haradinaj është shprehur krenar me paraqitjen sikur ka shkruar ai, të shqiptares së famshme, po e cila nuk flet shqip. “Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës. Të mbushë krenari prania në sheshin, “Skenderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, ka shkruar Haradinaj. Në 20-vjetorin e Epopesë të Jasharëve dhe të UÇK-së, Haradinaj kishte ftuar për koncert, po këtë këngëtare angleze që quhet Rita Ora, e cila kishte “perfomruar” për rreth tri orë rreth në qendër të Prishtinës, e veshur gjysmë lakuriq. Të përkujtojmë se në 20-vjetorin e “Epopesë”, në Sheshin e Prishtinës, nuk është kënduar asnjë këngë për Legjendarin Adem Jashari as për UÇK-në, nga këngëtarët e njohur shqiptarë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …