leoni

Aleanca Kosova e Re

Kryeministri Haradinaj s’ do të ketë të drejtë t’i shkarkojë ministrat apo zëvendësministrat e emëruar nga AKR-ja

Ramush Haradinaj, në rast të zgjedhjes kryeministër i vendit, nuk do të ketë të drejtë që të shkarkojë ministrat apo zëvendësministrat që janë emëruar nga Aleanca Kosova e Re, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje sot në mbrëmje. Në marrëveshjen mes PAN-it dhe AKR-së, në mesin e pikave të dakorduara, potencohet edhe kjo pikë që i jep të drejtë presidentit të AKR-së që t’i emërojë dhe shkarkojë anëtarët e partisë së tij pjesë e Qeverisë. Kjo pikë e marrëveshjes thekson faktin se Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, do ketë fuqi mbi të gjithë ministrat që ai i emëron vet që t’i shkarkojë kurdo që dëshiron.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …