Kryeministri i Kosovës Ramsh Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi. Në njoftimin e publikuar për opinion shkruan se në bazë të kompetencave kushtetuese, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia të Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij, – thuhet në njoftimin e para Qeverisë. Gjashtë shtetas turq që kishin leje qëndrimi në Kosovë sot me shpejtësi iu hoq ajo, u arrestuan dhe mendohet se rreth orës 13 të ditës së djeshme janë ekstraduar për në Ankara. Lejet e qëndrimit ia revokoi Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa aksionin e kanë kryer AKI-ja dhe Policia e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …